Komiteti i Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP) është përgjegjës për përcaktimin e drejtimeve të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit dhe luan rol efektiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Komiteti drejtohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka Ministrin përgjegjës për financat, Ministrin përgjegjës për punët e jashtme, Ministrin përgjegjës për çështjet e mbrojtjes, Ministrin përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, Ministrin përgjegjës për çështjet e drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Komiteti mblidhet të paktën 1 herë në vit për të shqyrtuar dhe analizuar raportet për veprimtaritë e kryera nga autoriteti përgjegjës, si dhe raportet për dokumentet e përgatitura nga institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Drejtori i Përgjithshëm i autoritetit përgjegjës (Agjencisë të Inteligjencës Financiare) vepron si këshilltar në mbledhjet e këtij komiteti.
Grupi Teknik Ndërinstitucional i Punës (GTNP) është ngritur nga KBLKPP në Dhjetor 2023 si një strukturë e posaçme në funksion të rritjes së efektivitetit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
GTNP përbëhet nga 38 anëtarë, ku 28 anëtarë janë përfaqësues të institucioneve publike: Ministria e Financave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministri i Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Lartë i Gjyqësor, Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të Shtetit, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit, Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Qendra Kombëtare e Biznesit, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, Autoritetit të Kontrollit Shtetëror i Eksporteve dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Me qëllim forcimin e partneritetit publik privat, anëtarë të GTNP janë edhe 10 përfaqësues të sektorit privat, kryesisht përfaqësues të subjekteve raportuese në kuadër të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, konkretisht: Dhoma Kombëtare e Noterisë, Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave, Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Shoqata e Agjencive të Këmbimit Valutor (AFEA), Shoqata Shqiptare e Ndërtuesve, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë.
KBLKPP ka ngarkuar GTNP me tre detyra prioritare për tu ndjekur:
- Hartimin e Strategjisë Kombëtare “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2030” dhe planin e saj të veprimit. Për informacione të mëtejshme Ju lutemi referojuni në këtë link https://fiu.gov.al/legjislacioni/strategjia-kombetare-ppp-ft/ ;
- Përgatitja për raundin e 6-të të vlerësimit nga Komiteti MONEYVAL;
- Ndjekjen e zbatimit të Planit të Veprimit Kombëtar të Riskut (NRA).
GTNP ka ngritur disa nëngrupe pune:
- Nëngrupi “Për asetet virtuale”;
- Nëngrupi “Për mbledhjen dhe cilësinë e informacionit për investigimet penale në lidhje me PP/FT”;
- Nëngrupi “Për analizën e riskut lidhur me kategoritë e OJF-ve që janë më të cenueshme për keqpërdorim apo abuzim për financim terrorizmi”;
- Nëngrupi “Për përgatitjen e një përmbledhje me indikatorë, tipologji të lidhura me veprat penale në fushën e taksave dhe tatimeve”.
GTNP mblidhet në mënyrë periodike me përfaqësues të institucioneve publike dhe përfaqësues të sektorit privat:
- Mbledhja datë 25.01.2024 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 11.04.2024 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 11.06.2024 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 11.10.2024 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 19.12.2024 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 11-12.03.2025 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 04.04.2025 (kliko këtu)
- Mbledhja datë 18.07.2025 (kliko këtu)