Agjencia e Inteligjencës Financiare

Historiku


Në vijim paraqiten në mënyrë kronologjike disa nga zhvillimet kryesore në  krijimin dhe konsolidimin institucional të Agjencisë të Inteligjencës Financiare.

-Prill 2024

Përfundoi drafti i parë i “ Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030”me kontributin e anëtarëve të Grupit Teknik Ndërinstitucional Punës, institucioneve publike dhe private. Ky dokument është publikuar për konsultim (kliko link)

https://fiu.gov.al/njoftim-per-konsultim-publik-draft-strategjia-kombetare-per-parandalimin-e-pastrimit-te-parave-dhe-financimit-te-terrorizmit-2024-2030/

-Dhjetor 2023

Miratohet Vlerësimi Kombëtar i Riskut nga Komiteti i Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave si dhe ngrihet Grupi Teknik Ndërinstitucional i Punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave për periudhën 2024-2030

https://fiu.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/Vleresimi_Kombetar_Riskut.pdf

Ngrihet Grupi Teknik Ndërinstitucional i Punës me pjesëmarrjen e një sërë institucionesh publike, anëtarë të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit për hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër parandalimit të PP dhe FT për periudhën 2024-2030

-Korrik 2023

Miratohen ndryshimet ligjore në ligjin nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave” ku emërimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ndryshoi në Agjencia e Inteligjencës Financiare.

-Maj 2023

Miratohet Raporti i 4-rt për Shqipërinë nga Komiteti Moneyval

https://rm.coe.int/moneyval-2023-2-fur-albania/1680abad5a

-Maj 2022

Miratohet Raporti i 3-të për Shqipërinë nga Komiteti Moneyval

https://rm.coe.int/fur-albania-3rd/1680a6cea3

-Dhjetor 2021

Miratohen ndryshimet ligjore në ligjin nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave”  të cilat përafruan plotësisht ligjin 9917/2008 (i ndryshuar) me Direktivën (BE) nr. 2015/849 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 20 maj 2015 “Për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” e ndryshuar nga Direktiva (BE) 2018/843, të njohura ndryshe si Direktivat 4 dhe 5 AML.

-Prill 2021

Miratohet Raporti i 2-të vijues  për Shqipërinë nga Komiteti Moneyval.

https://rm.coe.int/moneyval-2021-2-fur-albania/1680a2982c

-Shkurt 2020

Shqipëria vendoset në listën e juridiksioneve nën monitorim të shtuar të Grupit të Posaçëm të  Veprimit Financiar (FATF) njohur si “lista gri”

Komiteti i Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave miraton Planin e Veprimit për adresimin e rekomandimeve të ICRG/FATF.

-Dhjetor 2019

Miratohet Raporti i 1-rë vijues për Shqipërinë nga Komiteti Moneyval

https://rm.coe.int/anti-money-laundering-and-counter-terrorist-financing-measures-albania/16809988c0

-Korrik 2019

Miratohet nga Komiteti i Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave, Vlerësimi Kombëtar i Riskut dhe Plani i Veprimit shoqërues

-Qershor 2019

Miratohen ndryshimet ligjore në ligjin nr. 9917, date 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe në ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit” që mundësuan në përputhshmërinë vijuese me rekomandimet e FATF

-Korrik 2018

Miratohet Raporti i vlerësimit të Ndërsjellë) për Shqipërinë (MER nga Komiteti Moneyval)

-Shtator 2018

Komiteti për Bashkërendimin e Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP), nën drejtimin e Kryeministrit ka miratuar planin e veprimit në kuadër të raportit të Moneyval duke caktuar për çdo masë afate dhe institucione përgjegjëse.

-Korrik 2018

Komiteti Moneyval miratoi raportin e raundit të  V, të vlerësimit të Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve ndërkombëtare të FATF

-Tetor 2017

Në kuadër të procesit për raundin e V-të të vlerësimit të Shqipërisë, u zhvillua vizita në vend e ekspertëve vlerësues të Komitetit të Moneyval të KiE

-Prill 2017

Parlamenti Shqiptar në kuadër të reformës në drejtësi, miratoi ligjin nr. 44/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917/2008, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit”

Bazuar në urdhrin nr.46 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave” dhe në funksion të forcimit të kapaciteteve të institucionit është realizuar një rritje me 11 punonjës, e personelit të DPPPP

-Nëntor 2016

Me Vendim të Këshillit të Ministrave u miratua me procedurë të brendshme shpallja e listës së personave si terroristë

-Shtator 2015

Komiteti Moneyval i KiE mori në shqyrtim progresin e bërë nga vendi ynë në drejtim të rekomandimeve të raundit të IV të vlerësimit dhe bazuar në masat e ndërmarra nga autoritetet, vendosi ndërprerjen e procedurës së mbikëqyrjes së përforcuar

-Qershor 2015

Përfundoi rishikimi i vlerësimit kombëtar të riskut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, në të cilin është përfshirë kontributi i institucioneve shtetërore dhe sektorit privat

-Maj 2015

Shqipëria përmbylli procesin e realizimit të rekomandimeve të FATF dhe hiqet nga lista publike e vendeve me mangësi në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. DPPPP ka luajtur një rol aktiv në përmbushjen e rekomandimeve të bëra në këtë proces dhe koordinimin e punës me institucionet e përfshira (Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë)

-Tetor 2013

Parlamenti Shqiptar, miratoi ligjin Nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, më të cilin sigurohej një përafrim më i mirë me rekomandimet ndërkombëtare të FATF në funksion të zbatimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

-Maj 2013

Përfundoi projekti i binjakëzimit më autoritetet Spanjolle

-Tetor 2012

Përfundoi dhe iu paraqit Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, dokumenti “Për vlerësimin kombëtar të riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

-Maj 2011

Filloi projekti i binjakëzimit më autoritetet Spanjolle në funksion të forcimit të kapaciteteve institucionale të institucioneve të përfshira në parandalimin dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit, në të cilin DPPPP ishte institucion përfitues. Ky projekt i mundësia në kuadrin e asistencës bujare të Delegacionit të BE në Tiranë

-Prill 2011

Komiteti MONEYVAL i KiE miratoi raportin e raundit të 4-t për Shqipërinë, ku pasqyrohet vlerësimi në rritje për Rekomandimin 26 të FATF dhe që lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë e DPPPP si Njësi e Inteligjencës Financiare

-Nëntor 2010

Filloi raundi i IV i procesit të vlerësimit të vendit nga Komiteti Moneyval i Këshillit të Evropës, në të cilin DPPPP ka luajtur një rol të spikatur koordinues me të gjitha institucionet vendase

-Tetor 2009

Me Vendimin nr. 1077, datë 27.10.2009, të Këshillit të Ministrave, u miratua Dokumenti Strategjik Kombëtar “Për hetimin e krimit financiar”, në hartimin e të cilit DPPPP kishte rol drejtues

-Shtator 2009

Përfundon projekti i binjakëzimit me Zyrën Kriminale Federale të Gjermanisë

-Maj 2008

Parlamenti Shqiptar miratoi Ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i cili hyri në fuqi në shtator të po atij viti. Më anë të këtij ligji synohej përafrimi i legjislacionit Shqiptar me rekomandimet ndërkombëtarë të FATF

-Shtator 2007

Filloi projekti i binjakëzimit me Zyrën Kriminale Federale të Gjermanisë (BKA), i cili kishte si objektiv forcimin e kapaciteteve të DPPPP dhe një sërë institucionesh të tjera të përfshira në parandalimin dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit. Ky projekt i mundësia në kuadrin e asistencës bujare të Delegacionit të BE në Tiranë

-Nëntor 2006

Miratohen ligjet nr. 9641, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për Parandalimin e Terrorizmit” dhe nr. 9646,datë 27.11.2006 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për pastrimin, kërkimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit dhe të financimit të terrorizmit”

-Gusht 2005

Drejtoria e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ngrihet në nivelin e Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave (DPPPP), në Ministrinë e Financave

-Korrik 2003

DBLKPP bëhet anëtare me të drejta të plota në Grupin Egmont, të Njësive të Inteligjencës Financiare

-Gusht 2001

Krijohet Drejtoria e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (DBLKPP), në Ministrinë e Financave

-Maj 2000

Parlamenti Shqiptar, bazuar në rekomandimin e Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës, miratoi Ligjin nr. 8610 datë 17.05.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave”