Në datë 04.04.2025, u mbajt mbledhja e shtatë e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP).
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e përhershëm të GTNP, përfaqësues të institucioneve publike dhe sektorit privat. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Z. Ervin Koçi, mbledhja u fokusua në trajtimin e temave si vijon:
- Vlerësimin nga Komiteti Moneyval të raundit të 6-shtë për Shqipërinë, plotësimi i pyetësorëve dhe afatet;
- Ushtrimet simuluese për rezultatet imediate IO1 – IO4- IO5 –IO9;
- Informacion mbi zbatimin e ‘Strategjisë Kombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024 – 2030’, ‘Vlerësimin Kombëtar të Riskut’ dhe ‘Strategjisë për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë’;
- Diskutim mbi zbatimin e Planit të Integruar të trajnimeve;
- Vijueshmëria e zbatimit të prioriteteve të GTNP për vitin 2025;
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare falënderoi institucionet për punën e vazhduar dhe theksoi rëndësinë madhore që ka raundi i 6-shtë i vlerësimit nga MONEYVAL duke pasur vëmendje maksimale në plotësimin e pyetësorëve në mënyrë të saktë dhe cilësore, respektimin e afateve për plotësimin e tyre, mbledhjen e statistikave të plota dhe gjithëpërfshirëse.