Ky njoftim mbi privatësinë ka për qëllim informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që merren për të dhënat e tyre.
Bazuar në :
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Ligjin Nr. 9917, datë 19.05.2008, i ndryshuar, “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”.
AIF kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Mbrojtja e të dhënave bazohet në:
Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
E drejta për akses
Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
E drejta për akses, ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional dhe mund të kufizohet, nëse cenon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.
E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet kur të dhënat personale, të mbledhura për çfarëdolloj qëllimi, përpunohen më tej për qëllime historike, shkencore ose statistikore.
Në rast se aksesi mohohet, subjekti i të dhënave mund t’i kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon subjektin e të dhënave për masat e marra.
KONTROLLUESI
Institucioni: Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF)
Adresa: Bulevardi: “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: +355 4 2244602
E-mail : info@fint.gov.al
Faqja e Internetit: https://fiu.gov.al
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.
AIF nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.
AIF për të siguruar të dhënat personale ka marrë të gjitha masat për të respektuar në mënyrë rigoroze Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si edhe Ligjin Nr. 9917, datë 19.05.2008, i ndryshuar, “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet kompjuterike.
Me anë të shpjegimit të mësipërm, AIF shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj. Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
KONTROLLUESI
Institucioni: Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF)
Adresa: Bulevardi: “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: +355 4 2244602
E-mail : info@fint.gov.al
Faqja e Internetit: https://fiu.gov.al
E DREJTA PËR TU ANKUAR
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë
Institucioni: Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar1001, Tiranë, Shqipëri
Faqja e Internetit: http://www.idp.al
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
AIF disponon faqen zyrtare te institucionit https://fiu.gov.al. Më anë të saj, AIF publikon dhe mbledh informacione. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
AIF rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë informacion në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.