Në datë 19.12.2024, u mbajt mbledhja e pestë e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP).
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e përhershëm të GTNP, përfaqësues të institucioneve publike dhe sektorit privat. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, mbledhja u fokusua në trajtimin e temave si vijon:
- Monitorimi i zbatimit të Strategjisë Kombëtare “Për Parandalimin e Strategjisë Kombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024 – 2030” dhe Planit të saj të Veprimit;
- Monitorimi i zbatimit të planit të Vlerësimit Kombëtar të Riskut (NRA)
- Prezantimi i draftit final të Strategjisë për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë”;
- Informacion mbi funksionimin e nëngrupeve të GTNP.
- Prezantimi i Planit të Integruar të trajnimeve të anëtareve të GTNP
- Prioritetet e GTNP për vitin 2025
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare falenderoi institucionet për përkushtimin dhe punën e vazhduar në implementimin e “Strategjisë Kombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024 – 2030” dhe Planit të saj të Veprimit.
Gjatë këtij takimi u miratua “Strategjia për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë” dhe “Plani i Integruar i Trajnimeve”. Në këtë takim në mënyrë të veçantë u kërkua vëmendja maksimale në zbatimin e prioriteteve për vitin 2025, duke qënë se prioritet madhor për Shqipërinë në vitin 2025 është raundi i 6shtë i vlerësimit nga MONEYVAL.