Në datë 11.10.2024, u mbajt mbledhja e katërt e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP).
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e përhershëm të GTNP, si dhe përfaqësues nga sektori privat. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, mbledhja u fokusua në trajtimin e temave si vijon:
- Zbatimi i Planit të Veprimit pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2030”;
- Realizimi i ushtrimeve simuluese planifikuar për tu mbajtur në kuadër të rezultateve imediate IO2-IO6- IO7-IO8-IO10-IO11;
- Zhvillimi i aktiviteteve të nëngrupeve të punës të GTNP;
- Prezantimi i “Draft Strategjisë për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë” 2025 – 2027”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare ftoi të gjithë anëtarët e GTNP për angazhimin e tyre në dhënien e kontributit për finalizimin e dokumentit strategjik dhe mirëpriti sugjerimet e tyre për shtimin në tryezë të aktorëve të tjerë me eksperiencën e duhur për të ofruar ekspertizën e tyre në këtë kuadër.
Gjithashtu, u kërkua në mënyrë të veçantë vëmendja maksimale në zbatimin e masave të Planit të Veprimit të Strategjisë me afat zbatimi vitin 2024 dhe më tej raportimi mbi ecurinë e zbatimit pranë Agjencisë të Inteligjencës Financiare.

