Agjencia e Inteligjencës Financiare

Mbledhja e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP)

Në datë 25.01.2024, u mbajt mbledhja e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), në zbatim të vendimit të miratuar në Komitetin e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP) të datës 27 Dhjetor 2023.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga institucionet anëtare të KBLKPP si  Ministria e Financave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit,  Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të Shtetit, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe ILDKPKI; institucione të tjera të rëndësishme publike si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Qendra Kombëtare e Biznesit, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, si dhe përfaqësues nga sektori privat si Dhoma Kombëtare e Noterisë, Shoqata Shqiptare e Bankave, NAREA, IEKA, Shoqata e Agjencive të Këmbimit Valutor (AFEA) dhe Shoqata e Ndërtuesve përfaqësimi i të cilëve përbën risi për përbërjen e grupeve të ngjashme të ngritura më herët.

Në këtë mbledhje u miratuan detyrat  prioritare të GTNP për vitin 2024 si më poshtë vijon:

  • Hartimi i strategjisë kombëtare “Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2028” dhe planin e saj të veprimit (miratimi në Komitetin e Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave brenda muajit qershor 2024);
  • Përgatitja për raundin e 6-të të vlerësimit nga Komiteti Moneyval;
  • Ndjekja e zbatimit të Planit të Veprimit kombëtar të Riskut;
  • Ngritja e 3 nëngrupeve të punës:
    • nëngrup I “Për asetet virtuale”;
    • nëngrup II në fushën “Për mbledhjen dhe cilësinë e informacionit për investigimet penale në lidhje me PP/FT”;
    • nëngrup III “Për analizë  riskut lidhur me kategoritë e OJF-ve që janë më të cënueshme për keqpërdorim apo abuzim për  financim  terrorizmi”.