Objektivat e AIF për vitin 2024 janë:
- Koordinimi i ndjekjes së Planit të Veprimit për zbutjen e risqeve të identifikuara në Vlerësimin Kombëtar të Riskut për PP/FT;
- Rritja e efikasitetit në koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, me synim rritjen e cilësisë të raportimit dhe prezantimit të sistemit parandalues të PP/FT të Shqipërisë, në vlerësimet nga institucionet ndërkombëtare;
- Koordinimi dhe drejtimi i punës në nivel ndërinstitucional për hartimin e “Strategjisë kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2030” dhe planit të veprimit;
- Përafrimi i kuadrit ligjor shqiptar në fushën e parandalimit të PP/FT, me direktivat e BE dhe standardet më të mira ndërkombëtare;
- Forcimi i kapaciteteve në drejtim të mbikëqyrjes mbi bazën e rrezikut PP/FT, në bashkëpunim me autoritetet mbikëqyrëse dhe licencuese;
- Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturës së TI, për t’ju përgjigjur zhvillimeve teknologjike;
- Mbështetja e vazhdueshme e subjekteve raportuese, nëpërmjet trajnimeve dhe rritjes së rolit të tyre parandalues;
- Njohja me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe zbatimi i tyre në fushën e përputhshmërisë së subjekteve;
- Pjesëmarrja aktive e personelit të AIF, në aktivitetet e trajnimeve që organizohen në kuadrin e projekteve ndërkombëtare.