April 6, 2022 Mustafa Beqiri

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave – 01.04.2022

Në datën  01.04.2022, u zhvillua, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) trajnimi me temë: “Mbi zbatimin e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave” në të cilin merrnin pjesë  përfaqësues  të subjekteve noter, shoqëri ndërtimi dhe zyra këmbimi valutor.

Gjatë kësaj seance trajnimi, nga ekspertët e DPPPP janë trajtuar aspektet e zbatimit të ligjit nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare”, të sanksioneve ndërkombëtare  sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB për personat e shpallur si financues të terrorizmit  si dhe zbatimin e Udhëzuesit “Për qasjen e bazuar mbi rrezikun e pastrimit  të parave”.

Ekspertët e DPPPP, gjithashtu ju përgjigjen pyetjeve konkrete të pjesëmarrësve, të cilat kishin të bënin me zbatimin praktik të kontrollit të vazhdueshëm të listave të personave të shpallur, vlerësimin e riskut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit,  regjistrimin në modulin e raportimit të DPPPP në funksion të përditësimit me listat e klientëve ndaj të cilëve zbatohen masat e vigjilencës së zgjeruar, krijimi  dhe funksionimi i sistemit të centralizuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe transaksioneve, zbatimi i masave të vigjilencës së duhur, raportimi në DPPPP i transaksioneve me para në dorë dhe aktivitetit të dyshimtë për pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit dhe tipologji konkrete të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.