Shënim:
Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e
licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga
subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që
tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: DPPPP nuk ofron shërbime për publikun, shkëmben informacione me
organet e zbatimit të ligjit sipas ligjit Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT.
Shënim: Zyra e Komisionerit nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga DPPPP*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
Shënim: DPPPP nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: DPPPP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar
në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”),
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (në vijim “DPPPP”)
publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për
të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
DPPPP publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë
e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor
rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT
të DPPPP janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë
publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar,
i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me
dokumentet origjinale në posedim të DPPPP. Gjithashtu, përpara publikimit të
informacionit DPPPP vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet
që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore
të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të
afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit
të aktit nga DPPPP.
Në PT
janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik,
mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim.
Në publikimin e informacionit, DPPPP mban parasysh interesin e publikut, si dhe të
mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.