Objektivat e AIF për vitin 2026 janë:
- Koordinimi dhe ndjekja e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024–2030 dhe Planit të Veprimit;
- Koordinimi dhe ndjekja e Planit të Veprimit për zbutjen e rreziqeve të identifikuara në Vlerësimin Kombëtar të Riskut (VKR) për PP/FT;
- Koordinimi dhe ndjekja e Strategjisë së edukimit të publikut për rreziqet që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit në shoqëri;
- Kontributi dhe përmbushja në kohë dhe me cilësi e detyrimeve të raportimit në kuadër të raundit të 6-të të vlerësimit të vendit nga Komiteti MONEYVAL për çështjet e PP/FT;
- Përputhshmëria e kuadrit ligjor me acquis të BE në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit tw terrorizmit;
- Përmirësimi i kuadrit rregullator dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional;
- Rritja e efikasitetit operacional të organeve ligjzbatuese dhe institucioneve të tjera në luftën kundër PP/FT;
- Përdorimi dhe shfrytëzimi i inovacioneve teknologjike, duke minimizuar rreziqet përkatëse;
- Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar;
- Zbatimi i planit të integruar të trajnimeve, përmes rritjes së kapaciteteve institucionale;
- Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve në drejtim të mbikëqyrjes mbi bazë risku për PP/FT, në bashkëpunim me autoritetet mbikëqyrëse;
- Rritja e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim forcimin e mëtejshëm të efektivitetit të sistemit parandalues dhe trajtimin efikas të rasteve të referuara nga AIF pranë organeve të zbatimit të ligjit;
- Njohja dhe zbatimi i praktikave më të mira ndërkombëtare të FATF në fushën e përputhshmërisë së subjekteve;
- Kontributi në veprimtarinë e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës;
- Pjesëmarrja aktive në projekte ndërkombëtare (Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, GIZ, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, etj.);
- Trajnimi i subjekteve të ligjit, me fokus në ndryshimet e Ligjit nr. 9917, aktet nënligjore, vlerësimin e riskut PP/FT dhe zbatimin efektiv të sanksioneve ndërkombëtare.
