May 23, 2019 Jonid Kanini

Trajnimet e zhvilluara mbi financimin e terrorizmit gjate 15-17 Maj 2019

 

 

Trajnimet e zhvilluara mbi financimin e terrorizmit gjate 15-17 Maj 2019

Në datat 15-17 Maj 2019, u organizua në Tiranë nga OSBE  në bashkëpunim me UNODC dhe ICITAP trajnimi “Mbi luftën kundër financimit të terrorizmit”, i cili është kursi i dytë tre ditor në vijim të bashkëpunimit të mëparshëm “Kursi Bazë kundër financimit të terrorizmit”, në të cilin  ekspertë të  DPPPP morën pjesë si trajnues kombëtarë.

Projekti “Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”  ka organizuar në datat 16 – 17 Maj 2019, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës  një trajnim me temë “Hetimi ,ndjekja penale dhe gjykimi i veprave penale të Financimit te Terrorizmit”, në të cilin  pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të DPPPP. Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të drejtësisë penale për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e financimit të veprave penale të terrorizmit. Ekspertë të Këshillit të Europës nga  Franca dhe Italia, paraqitën eksperiencat e tyre në këtë fushë.