Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e
shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Lista e Shërbimeve* që ofron AIF, përfshirë (tarifat, formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit):
-
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
-
Akreditimi i organizmave të certifikuar
- Për të dy procedurat nuk aplikohet asnjë tarifë
Shënim: AIF nuk ofron shërbime për publikun, shkëmben informacione me organet e zbatimit të ligjit sipas ligjit Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT.
Shënim: AIF nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AIF*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
Shënim: AIF nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: AIF vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Agjencia e Inteligjencës Financiare (në vijim “AIF”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për
të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). DPPPP publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të
aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të DPPPP janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm,
lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të DPPPP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit DPPPP vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit,
brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga DPPPP.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, DPPPP mban
parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.