Agjencia e Inteligjencës Financiare

Programi i Transparencës

Mirësevini

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Agjencia e Inteligjencës Financiare (në vijim “AIF”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AIF publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT të AIF janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AIF. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AIF vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AIF.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AIF mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Rreth Autoritetit

Kuadri ligjor rregullator dhe integrimi evropian – Tekstet e plota

E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Koordinatori
Ina Zogu
E-mail
Tel
+355 4 2244602
Adresa
Ministria e Financave “Bulevardi Dëshmoret e Kombit”, Nr. 3 Tirane, Shqipëri, kodi postar 1001
Orari
E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AIF

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AIF

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga AIF

Lista e Shërbimeve* që ofron AIF, përfshirë (tarifat, formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit):
Shënim: AIF nuk ofron shërbime për publikun, shkëmben informacione me organet e zbatimit të ligjit sipas ligjit Nr.9917, datë 19.5.2008 PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT.

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AIF

Shënim: AIF nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AIF

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AIF*
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
  • Procedura e ankimimit*
Shënim: AIF nuk e ofron këtë shërbim.

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AIF

Shënim: AIF vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.