Në datën 25.02.2025 Agjencia e Inteligjencës Financiare vijoi me takimet ndërgjegjësuese dhe informuese mbi Strategjinë e Edukimit pranë zyrave të Shoqatës së Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA).
Në këtë takim u theksua vazhdimësia e bashkëpunimit dhe roli shumë i rëndësishëm që ka sektori privat në kontributin dhe bashkëpunimin në kuadër të Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP).
Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të punës së anëtarëve të NAREA duke patur në vëmendje edukimin e klientëve për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), si dhe rrezikun që mbart ky fenomen në shoqërinë tonë.
Përfaqësuesit e AIF theksuan se ndërgjegjësimi i opinionit publik mbi rrezikun e PP/FT është shume i rëndësishëm, ku sektori privat ka një peshë shumë të madhe në këtë proces duke u përfshirë nëpërmjet angazhimit në seanca trajnimi apo hartimin e broshurave informuese mbi çështjet e PP/FT.
Në përfundim të takimit të organizuar përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan rëndësinë dhe vijueshmërinë e forcimit të komunikimit efektiv dhe arritjen e rezultateve sa më konkrete.