Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim pune me përfaqësues të SECO

Në datën 6 mars 2023, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë të Inteligjencës Financiare (AIF) Zoti Ervin Koçi zhvilloi një takim me përfaqësues të Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës (SECO), në vijim të bashkëpunimit dhe takimeve shumë të frytshme me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe Ambasadoren e saj Znj. Ruth Huber.

Në këtë takim, Zoti Koçi, shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SECO ka dhënë për Shqipërinë dhe në veçanti për ofrimin e një game të gjerë opsionesh për trajnimet online nga ECOFEL, të ndjekura tashmë nga punonjësit e AIF dhe që do të vijojnë të ndiqen me po aq interes në të ardhmen. Gjatë takimit, Zoti Koçi, bëri një prezantim të veprimtarisë dhe objektivave që agjencia ka në të ardhmen. Në vazhdim, diskutimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë të progresit të Shqipërisë, në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe në financimin nga SECO të një projekti afatgjatë në Shqipëri, që lidhet me këto fusha.