Në datë 05.02.2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizoj një takim me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) për “Strategjinë e edukimit dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi rrezikun e PP/FT”, në ambientet e IEKA.
Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua rreth forcimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe përmirësimit të punës së anëtarëve të IEKA dhe më gjerë, duke patur në fokus edukimin e klientëve për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), si dhe rrezikun që mbart ky fenomen në shoqërinë tonë, si dhe krijimin e kurrikulave/broshurave me informacion mbi çështjet e PP/FT.
Gjithashtu një vend të veçantë gjatë takimit iu kushtua edhe kujdesit të shtuar që ky sektor duhet të ketë në analizimin dhe raportimin e rasteve të dyshimta, si një nga mekanizmat paraprak efikas të sistemit parandalues.
Në përfundim, pjesëmarrësit falënderuan dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të rritur bashkëpunimin në mënyre që vendi të ketë rezultate sa më të mira ne luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.