Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me DHKN mbi edukimin financiar

Në datë 03/02/2025 Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizoi një takim me Dhomën Kombëtare të Noterëve (DHKN) për “Strategjinë e edukimit dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi rrezikun e PP/FT”, në ambientet e DHKN. Qëllimi i strategjisë së edukimit është ndërgjegjësimi i opinionit publik për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT). Noterët janë një aktor shumë i rëndësishëm në këtë proces dhe zbatimi i kësaj strategjie do të ketë ndikim pozitiv dhe në punën e tyre. Një rëndësi të veçantë në kuadër të zbatimit të strategjisë do të kenë trajnimet për PP/FT të cilat do të organizohen në bashkëpunim me AIF por edhe nga DHKN. AIF ka hartuar një plan të integruar trajnimesh me kontributin e gjithë anëtarëve të GTNP-së, i cili do të vihet në zbatim gjatë vitit 2025 .

Në përfundim të takimit të organizuar përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe vijueshmërinë e forcimit të komunikimit efektiv dhe arritjen e rezultateve konkrete.