Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me Shoqatën e Ndërtueseve mbi edukimin financiar

Në datë 13.02.2025 Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizoj një takim me Shoqatën e Ndërtueseve për “Strategjinë e edukimit dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi rrezikun e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT)”, në ambientet e AIF.

 

Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua rreth forcimit të bashkëpunimit midis institucioneve si dhe masat parandaluese që ndërtuesit duhet të marrin për çështjet e PP/FT.

Gjatë punës së tyre anëtarët e shoqatës por edhe gjithë ndërtuesit duhet të kenë në vëmendje:

  • edukimin e klientëve për çështjet e PP/FT si dhe rrezikun që mbart ky fenomen;
  • krijimin e kurrikulave/broshurave me informacion për PP/FT;
  • reduktimin e pagesave me para në dorë të klientëve;
  • marrja e masave te vigjilencës se zgjeruar për klientët jo rezidentë;
  • vëmendje të shtuar për raportimin e rasteve të dyshimta.

 

Në takim u theksua që AIF mbetet në dispozicion për organizimin e trajnimeve me shoqatën e ndërtueseve, si dhe do të vlerësonte organizimin e trajnimeve edhe nga shoqata e ndërtueseve me ekspertë të fushës për të ndërgjegjësuar komunitetin e ndërtuesve për masat parandaluese që duhet të merren në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Në përfundim, pjesëmarrësit falënderuan dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të rritur bashkëpunimin në mënyrë që vendi të ketë rezultate sa më të mira ne luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.