Në datë 25 prill 2023 në Varshavë, Poloni u organizua takimi i nivelit të lartë të shteteve anëtare dhe territoreve të MONEYVAL të cilët u angazhuan për të përmirësuar efektivitetin e mekanizmave dhe politikave për të parandaluar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Në këtë takim Shqipëria u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë të Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit pranë këtij Komiteti.
Ministrat që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave pranë shteteve anëtare dhe territoreve të MONEYVAL miratuan Deklaratën e datës 25 Prill 2023, ku në vija të përgjithshme nënvizohet se “…. financimi i paligjshëm përbën një kërcënim të madh për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e vendeve, duke theksuar domosdoshmërinë për marrjen e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ministrat janë të vetëdijshëm se duhet të rritet niveli i zbatimit të masave për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në vendet e tyre dhe angazhohen për të forcuar përputhshmërinë dhe efektivitetin e mekanizmave ligjor në pesë vitet e ardhshme.Ministrat theksojnë se vlerësimet e MONEYVAL kanë treguar një performancë të përgjithshme pozitive të anëtarëve të saj në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit.
Teksti i plotë i deklaratës i publikuar në faqen e e Moneyval https://www.coe.int/en/web/moneyval/-/moneyval-member-states-ministers-commit-to-action-to-strengthen-combat-against-money-laundering-and-terrorist-financing-1