Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim bilateral me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), organizoi në Tiranë takimin bilateral me Njësinë e Inteligjencës Financiare (NjIF) të Kosovës.

Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i AIF dhe Drejtori i NjIF Kosovë theksuan bashkëpunimin shumë të mirë në vite midis dy agjencive tona dhe rezultatet e arritura falë këtij bashkëpunimi.

Të dy agjencitë diskutuan mbi rritjen e efektivitet të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të eksperiencave në qasjen e zbatimit të standardeve ndërkombëtare. Në këtë kuadër AIF u angazhua të japë përvojën e saj në hartimin e  Vlerësimit Kombëtar të Riskut (NRA) dhe Planit të saj të Veprimit, si dhe të shkëmbejë eksperiencën e deritanishme në kuadër të partneritetit publik-privat realizuar së fundmi si pjesë e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës.

Në përfundim të këtij takimi të dyja agjencitë dakordësuan gjithashtu të fillojnë nga puna për kryerjen e analizave strategjike të përbashkëta si dhe kryerjen e trajnimeve për punonjësit në këto dy institucione në kuadër të rritjes së masave parandaluese në luftën e përbashkët kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.