Agjencia e Inteligjencës Financiare

Organizimi i një vizitë studimore në Romë pranë Njësisë të Inteligjencës Financiare Italiane dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Informacionit Financiar të Shtetit të Vatikanit

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në datat 19-20 Shtator organizoi në Romë një vizitë studimore pranë Njësisë të Inteligjencës Financiare Italiane dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Informacionit Financiar të Shtetit të Vatikanit. Takimi kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit midis këtyre institucioneve, ndarjen e eksperiencave dhe diskutimin për sfidat e të ardhmes.

Drejtori i Përgjithshëm i AIF gjatë takimeve vuri theksin në marrëdhëniet shumë të mira institucionale ndërmjet njësive tona homologe si në kuadër të shkëmbimit të informacionit por edhe të mbështetjes të vazhdueshme në kuadër të proceseve të vlerësimit të Shqipërisë nga organizmat ndërkombëtar.Gjithashtu, punonjësit e  AIF nëpërmjet kësaj vizite studimore përfituan veçanërisht në ndarjen e eksperiencave si sa i përket proceseve të përputhshmërisë dhe analizimit të rasteve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Ky takim dy ditor u mbështet financiarisht nga GIZ  në kuadër të programit “Global Program Combating Illicit Financial Flows”.