Agjencia e Inteligjencës Financiare

Mbledhja e radhës e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP)

Në datë 25 Qershor 2026 Agjencia e Inteligjencës Financiare zhvilloi mbledhjen e radhës të Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AIF Z. Ervin Koçi. Në çeljen e takimit u përshëndet anëtarësimi i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve te Investimit, në GTNP, duke e konsideruar atë një zhvillim të rëndësishëm që kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e sistemit kombëtar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte shqyrtimi i draft raportit të parë të Vlerësimit të Ndërsjellët (MER) nga MONEYVAL. U theksua rëndësia e këtij procesi për Shqipërinë dhe u kërkua angazhimi maksimal i institucioneve për të kontribuar për pjesët përkatëse të raportit me synim reflektimin sa më të saktë të progresit të arritur, masave të ndërmarra dhe kapaciteteve të ngritura në kuadër të sistemit kombëtar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjatë mbledhjes u diskutua gjithashtu mbi monitorimin e zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024 – 2030, Planit të Veprimit të Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut (NRA), zbatimin e Planit të Integruar të Trajnimeve 2026 si dhe vijueshmërinë e punës së nëngrupeve teknike. Në përfundim, pjesëmarrësit riafirmuan angazhimin për forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe përmbushjen me sukses të prioriteteve në kuadër të procesit të MONEYVAL dhe zbatimit të dokumenteve strategjike kombëtare.