Agjencia e Inteligjencës Financiare

Forcimi i Koordinimit Ndërinstitucional dhe Mbikëqyrjes përmes Dialogut Kombëtar

Në datë 23 Prill 2026, u zhvillua konferenca për dialog kombëtar e iniciuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetjen e projektit MATRA “Për forcimin e mbikëqyrjes publike dhe koordinimit ndërinstitucional”, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Tiranë. Konferenca u zhvillua në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF).
Ky aktivitet synon forcimin e koordinimit institucional në fusha të ndryshme me qëllim rritjen e performancës së mekanizmave mbikëqyrës dhe parandaluese, i cili është në harmoni të plotë edhe me rekomandimet e MONEYVAL.

Në fjalët e tyre hyrëse, Ambasadori i Holandës, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtori Ekzekutiv i IDM dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare theksuan rëndësinë e konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimit të mbikëqyrjes të bazuar në risk dhe funksionimin e transparencës.

Përfaqësues të tjerë në këtë aktivitet ishin institucionet kryesore publike në fushën e mbikëqyrjes dhe përfaqësues nga sektori privat.