Agjencia e Inteligjencës Financiare

Drejtori i Përgjithshëm i AIF zhvillon takim me Ambasadoren e Zvicrës znj. Ruth Huber

13.02.2025: Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë të Inteligjencës Financiare (AIF) pati kënaqësinë të pritej sot në takim nga Ambasadorja e Zvicrës znj. Ruth Huber.

Gjatë takimit Z. Koçi shprehu falënderimet e përzemërta për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Zvicerane në rritjen e kapaciteteve e profesionale të punonjësve të Agjencisë të Inteligjencës Financiare. Gjithashtu Z. Koçi vuri theksin në rolin shumë të rëndësishëm që ka marrë Grupi Ndërinstitucional i Punës si nëpërmjet draftimit të “Strategjisë Kombëtare të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” por edhe në punën përgatitore që koordinohet midis institucioneve për vlerësimin në pritje nga MONEYVAL.

Ambasadorja Huber gjithashtu vlerësoi punën e AIF dhe faktin që ndihma e Qeverisë Zvicerane ka sjellë rezultate të prekshme në rritjen e kapaciteteve profesionale të Agjencisë.

Takimi vijoi me diskutimin mbi mundësi të mëtejshme bashkëpunimi me qellim rritjen e mëtejshme të efikasitetit të sistemit parandalues në Shqipëri.