Në datën 3 Tetor 2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare(AIF) mori pjesë në një aktivitet trajnimi të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), në të cilin prezantoi punën e bërë për rritjen e bashkëpunimit me këtë shoqatë, mbështetjen e ofruar nga AIF në funksion të hartimit nga NAREA të Strategjisee Operacionale, pritshmërinë mbikëqyrëse në zbatim të legjislacionit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, vlerësimin kombëtar të riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe rolin që ai ka në punën e subjekteve ndërmjetës, kontributin që NAREA ka dhënë në drejtim të forcimit të partneritetit publik-privat si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që AIF ka me të gjitha subjektet raportuese të ligjit, veçanërisht ndërmjetësit e pasurive të paluejtshme.
AIF do të vijojë qasjen e saj aktive në angazhimin me NAREA, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomik në Republikën e Shqipërisë.