Agjencia e Inteligjencës Financiare mori pjesë në Plenaren e 32-të të Egmont Group, si dhe në takimet e Grupeve të Punës dhe Grupeve Rajonale, të zhvilluara në Baku, Azerbajxhan, gjatë datave 5–10 korrik 2026.
Veprimtaria mblodhi mbi 400 delegatë nga Njësitë e Inteligjencës Financiare (FIU), organizata partnere ndërkombëtare, vëzhgues dhe ekspertë nga e gjithë bota, duke shërbyer si forumi më i rëndësishëm vjetor për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera financiare.
Gjatë Plenares u diskutuan prioritetet strategjike të Egmont Group, u miratuan projekte të rëndësishme në fushën e inteligjencës financiare dhe u zhvilluan sesione tematike mbi partneritetin publik-privat, transformimin digjital, përdorimin e inteligjencës artificiale në analizën financiare, krimet e lidhura me asetet virtuale, si dhe sfidat e reja në luftën kundër financimit të terrorizmit.
Një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti ishte pranimi i katër Njësive të reja të Inteligjencës Financiare nga Republika Demokratike e Kongos, Eswatini, Madagaskari dhe Ruanda, duke e çuar në 186 numrin e anëtarëve të Egmont Group dhe duke forcuar më tej rrjetin global të bashkëpunimit ndërmjet FIU-ve.
Pjesëmarrja e Agjencisë së Inteligjencës Financiare në këtë aktivitet konfirmon angazhimin e saj për të kontribuar aktivisht në shkëmbimin ndërkombëtar të inteligjencës financiare, ndjekjen e standardeve më të mira ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare.

