Agjencia e Inteligjencës Financiare

Agjencia e Inteligjencës Financiare merr pjesë në aktivitetin e 101-vjetorit të KLSH-së

Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Hapura” dhe 101-vjetorit të themelimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Financiare mori pjesë në takimin e zhvilluar me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Ndër të ftuarit në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, z. Ervin Koçi, ndërsa diskutimet u fokusuan në rëndësinë e transparencës, kontrollit dhe menaxhimit të financave publike, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e mundësive për zhvillimin profesional të studentëve.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, theksoi se koordinimi ndërinstitucional krijon më shumë sinergji në luftën kundër fenomeneve negative dhe kontribuon në forcimin e integritetit institucional dhe mirëqeverisjes.
Aktiviteti shërbeu si një mundësi e vlefshme për bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët mbi sfidat dhe perspektivat në fushën e financave publike, integritetit institucional dhe rolin e institucioneve në promovimin e përgjegjshmërisë dhe mirëqeverisjes.