Gjatë takimit u diskutua progresi i projektit gjatë gjashtë muajve të fundit dhe prioritetet për fazën e ardhshme të zbatimit, me fokus në forcimin e kuadrit AML/CFT/PF, përgatitjet për raundin e gjashtë të vlerësimit të ndërsjellë të MONEYVAL dhe përafrimin me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të prioriteteve të ardhshme, një vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve të AIF-së në analizën strategjike, si dhe adresimit të rreziqeve në zhvillim të krimit financiar dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
AIF vijon të kontribuojë aktivisht në forcimin e sistemit kombëtar AML/CFT/PF, përmes zhvillimit të kapaciteteve në analizën strategjike, identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve të krimit financiar, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.
Projekti “Lufta kundër Pastrimit të Parave në Shqipëri” (CMLA) bashkëfinancohet nga SECO dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës. Agjencia e Inteligjencës Financiare shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të SECO-s dhe Këshillit të Evropës, të cilat kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të dëmtimit në masë në Shqipëri.

