Agjencia e Inteligjencës Financiare

Konsultim publik – Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”

Në kuadër të Kapitulli 4 Lëvizja e lirë e kapitalit”, seksioni 4.3 “Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) është një ndër institucionet anëtare me rol kyç për zbatimin e piketave përmbyllëse  të këtij kapitulli. Në kuadër të këtij kapitulli, seksioni 4.3 “Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” kërkohet të harmonizohet kuadri ligjor shqiptar me aktet e mëposhtme:

  • Direktiva (BE) 2024/1640 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 31 majit 2024 “Mbi mekanizmat që duhen vendosur nga Shtetet Anëtare për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit, që ndryshon Direktivën (BE) 2019/1937 dhe që ndryshon dhe shfuqizon Direktivën (BE) 2015/849” (ndryshe e njohur si direktiva e 6të);
  • Rregullorja (BE) 2024/1624 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 31 maj 2024, “Mbi parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit”;
  • Rregullorja (BE) 2023/1113 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 31 maj 2023, “Mbi informacionin që shoqëron transferimet e fondeve dhe disa kripto-aseteve dhe që ndryshon Direktivën (BE) 2015/849”.

Në këtë kuadër me Urdhrin e Kryeministrit nr. 222 datë 26.11.2025 është ngritur “Grupi Ndërinstitucional i punës për përputhshmërinë e kuadrit ligjor në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me Acquis të Bashkimit Evropian”. Ky grup pune në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i harmonizimit të kuadrit ligjor kombëtar në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me Acquis të Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”, seksioni 4.3 “Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” gjatë periudhës Dhjetor 2025 – Janar 2026 analizoi kuadrin ligjor shqiptar dhe konkludoi me hartimin e Projektligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe  financimit të terrorizmit”. Ky projektligj është i organizuar në 4 pjesë, ku:

  • Pjesa e parë e projektligjit transpozon Direktivën (BE) 2024/1640 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 31 majit 2024 Mbi mekanizmat që duhen vendosur nga Shtetet Anëtare për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit, që ndryshon Direktivën (BE) 2019/1937 dhe që ndryshon dhe shfuqizon Direktivën (BE) 2015/849” (ndryshe e njohur si direktiva e 6të);
  • Pjesa e dytë e projektligjit harmonizohet me Rregulloren (BE) 2024/1624 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 31 maj 2024, “Mbi parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit”;;
  • Pjesa e tretë e projektligjit harmonizohet me Rregulloren  (BE) 2023/1113 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 31 maj 2023, “Mbi informacionin që shoqëron transferimet e fondeve dhe disa kripto-aseteve dhe që ndryshon Direktivën (BE) 2015/849”;
  • Pjesa e katërt  e projektligjit harmonizohet me Rregulloren (BE) 2018/1672, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 23 tetor 2018, “Mbi kontrollin e parasë fizike që hyn ose del nga Bashkimi”, duke reflektuar mekanizmat e deklarimit/raportimit, kontrollit dhe shkëmbimit të informacionit mbi lëvizjet ndërkufitare të parasë fizike”.

Sipas afateve te dakordësuara, muaji Mars është parashikuar si faza e parë e konsultimit publik të këtij projektligji dhe në këtë kuadër çdo opinion/ sugjerim/ këshillim nga çdo grup interesi është mëse i mirëpritur për të përmirësuar më tej projektligjin AML/CFT.

Afati për dërgimin e komenteve është brenda datës 19 mars 2026 ne adresën e email: sekretariatiaml@fint.gov.al

 

ToC-Directive-1640-2024-AL.docx

Relacion LIGJI AIF.docx

Projektligj AML-CFT- 26.02.docx