Projekti Lufta kundër pastrimit të parave në Shqipëri vijon me mbështetjen e autoritetve shqiptare në përpjekjet e tyre për të rritur efektivitetin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), në përputhje me standardet e Task Forcës për Veprim Financiar.
Në kuadër të kësaj nisme, u zhvillua workshop i specializuar për prokurorë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Përgjithshme, si dhe për gjyqtarë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sesionet synuan të forcojnë kuptueshmërinë e pjesëmarrësve mbi standardet kryesore të AML/CFT dhe të përmirësojnë zbatimin e tyre efektiv.
Trajnimi u përqëndrua në fusha me rëndësi për gjyqësorin dhe organet e prokurorisë, përfshirë Vlerësimin Kombëtar të Rrezikut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, zbatimin e politikave të bazuara në rrezik, bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave. Gjithashtu, u diskutua kuadri ligjor dhe procedurial për sekuestrimin, masat e përkohshme dhe konfiskimin e të ardhurave të paligjshme nga krimi.
Kjo nismë promovon zbatimin e qëndrueshëm të standardeve AML/CFT në praktikën e përditshme dhe forcon gatishmërinë institucionale në prag të vlerësimit të ardhshëm të Shqipërisë nga MONEYVAL.
Kjo mbështetje u ofrua në kuadër të projektit Lufta kundër pastrimit të parave në Shqipëri, i bashkëfinancuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Këshilli i Evropës, dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

