Në datat 23-24 Prill 2025, me mbështetjen e projektit EU4LEA2, i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizoi ushtrimin simulues të fokusuar në Rezultatin Imediat 5 (IO5).
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve institucione të institucioneve përgjegjëse shqiptare dhe përfaqësuesve të sektorit privat në lidhje me transparencën e pronësisë përfituese dhe marrjen e masave parandaluese për keqpërdorimin e personave juridik për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (PP/FT).
Gjatë dy ditëve të trajnimit u demonstruan masat e mara dhe praktikat pozitive:
- në kuadër të ndërveprimit institucional mbi aksesin në regjistrin e pronarëve përfitues;
- në popullimin me të dhëna të sakta dhe të besueshme në regjistrin e pronarëve përftues falë bashkëpunimit të institucioneve ligjzbatuese dhe subjekteve raportuese të ligjit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- në kuadër të hetimit të rasteve të keqpërdorimit të personave juridik për pastrimin e parave.
AIF si autoritet përgjegjës për koordinimin e procesit të vlerësimit të raundit të 6të të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval, do të vijojë takimet me institucionet publike dhe sektorin privat për të rritur ndërgjegjësimin dhe efektivitetin në marrjen e masave parandaluese në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.