Në datat 16-17 Prill 2025 me mbështetjen e projektit EU4LEA2, të bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, Agjencia e inteligjencës Financiare (AIF) organizoi ushtrimin simulues në lidhje me rezultatin imediat 4 “Mbikëqyrja e sektorit te profesioneve të lira dhe bizneset e caktuara jo financiare”.
Realizimi i këtij ushtrimi simulues ka një rendësi të posaçme për fuqizimin e autoriteteve mbikëqyrëse dhe licencuese dhe sektorit privat, në kuadër të vlerësimit të raundit të 6shtë të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval.
Në të dy ditët e ushtrimit simulues, autoritetit licencuese dhe mbikëqyrëse si Ministria e Drejtësisë, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit dhe Dhoma Shqiptare e Avokatisë prezantuan masat e mara në kudër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit gjatë:
- procesit të licencimit dhe në vijueshmëri të ushtrimit të aktivitetit sipas fushës së veprimtarisë;
- procesit të mbikëqyrjes duke u bazuar në mbikëqyrjen mbi bazë risku;
- rritjes të ndërgjegjësimit nëpërmjet trajnimeve për subjektet e licencuara.
Gjithashtu në këtë ushtrim simulues u përfshinë edhe përfaqësuesit e sektorit privat nga sektori i Noterisë, Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, Kazinove, Avokatët, Audituesit Ligjor dhe Kontabilistët e miratuar, në cilësinë e subjekteve raportuese në kuadër të ligjit 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
AIF do të vijojë me realizimin e ushtrimeve të mëtejshme simuluese me qëllim fuqizimin e institucioneve publike dhe sektorit privat në ndërmarrjen e masave parandaluese në fushën e pastrimin të parave dhe financimit të terrorizmit.