Në datë 03.02.2025 ka hyrë në fuqi Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr. 3, datë 24.1.2025 “Për mënyrat dhe procedurat për zbatim nga bizneset dhe profesionet e caktuara jofinanciare”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 19/2025.
Të gjitha subjektet e ligjit 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, të përfshira në veprimtari jo-financiare (bizneset dhe profesionet e caktuara jo-financiare) kanë detyrimin për të marrë masat për zbatimin e këtij udhëzimi.