Në datë 29.01.2025 ka hyrë në fuqi Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 1, datë 21.1.2025 “Për mënyrat dhe procedurat për zbatim nga subjektet e përfshira në veprimtari financiare”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 16/2025.
Të gjitha subjektet e ligjit 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar, të përfshira në veprimtari financiare kanë detyrimin për të marrë masat për zbatimin e këtij udhëzimi.