Agjencia e Inteligjencës Financiare

Trajnim me subjektet e ligjit

Në datën 03.07.2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) zhvilloi në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF)  një aktivitet trajnimi mbi çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit(PP/FT), në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të strukturave të përputhshmërisë së subjekteve të ligjit nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”  i ndryshuar.

Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit, përgatitja për raundin e 6-të të vlerësimit të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval i Këshillit të Evropës, tipologji të PP/FT mbi transaksionet komplekse, legjislacioni PP/FT, pritshmëritë mbikëqyrëse të AIF, vlerësimi individual i riskut PP/FT nga subjektet e ligjit, aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF si dhe rolin e auditit të brëndshëm në zbatimin e detyrimeve ligjore etj.

AIF do të vijojë qasjen aktive në angazhimin me AMF, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese të subjekteve raportuese si dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomiko financiar në Republikën e Shqipërisë.