Agjencia e Inteligjencës Financiare

Trajnim me subjektet e ligjit

Në datën 27.09.2024, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), zhvilloi në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Zyrave të Këmbimit Valutor (AFEA)  një aktivitet trajnimi mbi çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT), në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të strukturave të përputhshmërisë së këtyre subjekteve të ligjit nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” (PP/FT)  i ndryshuar.

Gjatë këtij trajnimi, nga ana e AIF janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacioni PP/FT, Vlerësimin Kombëtar të Riskut PP/FT, zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare në fushën e financimit të terrorizmit,  vlerësimi individual i riskut PP/FT nga subjektet e ligjit, tipologji dhe tregues të PP/FT dhe aspektet për përmirësimin e procesit të raportimit në AIF.

AIF do të vijojë qasjen aktive në angazhimin me AFEA, në funksion të rritjes së kapaciteteve parandaluese të Zyrave të Këmbimit Valutor si dhe forcimin e mëtejshëm të integritetit të sistemit ekonomiko-financiar në Republikën e Shqipërisë.