Agjencia e Inteligjencës Financiare

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave

Me datë 23.10.2020, u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) trajnimi me temë: “Mbi zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare” në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të subjekteve: Shoqëri ndërtimi, ZKV, Shoqëri Sigurimi dhe Noter.

Gjatë këtij trajnimi, është trajtuar në mënyrë të veçantë zbatimi nga subjektet e ligjit të sanksioneve ndërkombëtare, të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare” si dhe detyrimet për raportim që subjektet kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar.

Gjatë këtij trajnimi, ekspertët e DPPPP ju përgjigjën dhe pyetjeve konkrete të përfaqësuesve të subjekteve të ligjit, ku në kuadër të bashkëbisedimit u morën sqarimet përkatëse.

DPPPP me gjithë kufizimet që diktohen nga kushtet e pandemisë Covid-19 do të vijojë pa ndërprerje punën për të mbështetur përpjekjet e subjekteve në drejtim të zbatimit efektiv të legjislacionit në fushën parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe forcimit të sistemit parandalues.