Agjencia e Inteligjencës Financiare

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave

Në datën  18.02.2022, u zhvillua, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) trajnimi me temë: “Mbi zbatimin e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave” në të cilin merrnin pjesë  përfaqësues  të Shoqërive të ndërtimit, Institucion Financiar Jo-Bankë dhe noter.

Gjatë këtij trajnimi, është trajtuar në mënyrë të veçantë zbatimi nga subjektet e ligjit të sanksioneve ndërkombëtare, të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare” si dhe detyrimet për raportim që subjektet kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar.

Ekspertët e DPPPP, gjithashtu ju përgjigjen pyetjeve konkrete të pjesëmarrësve, të cilat kishin të bënin me zbatimin praktik të kontrollit të vazhdueshëm të listave të personave të shpallur, vlerësimin e riskut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit,  regjistrimin në modulin e raportimit të DPPPP në funksion të përditësimit me listat e klientëve ndaj të cilëve zbatohen masat e vigjilencës së zgjeruar, krijimi  dhe funksionimi i sistemit të centralizuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe transaksioneve, zbatimi i masave të vigjilencës së duhur, raportimi në DPPPP i transaksioneve me para në dorë dhe aktivitetit të dyshimtë për pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit etj.