Agjencia e Inteligjencës Financiare

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave – 08.04.2022

Në datën 08.04.2022, u zhvillua, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) trajnimi me temë: “Udhëzuesi Për qasjen e bazuar mbi rrezikun e pastrimit të parave”, në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të Institucioneve Financiare Jo-bankë, noter dhe auditues ligjor.

Gjatë kësaj seance trajnimi, janë trajtuar nga ekspertët e DPPPP çështjet që kanë të bëjnë me aspektet e riskut PP/FT sipas ligjit nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar; qasja e bazuar mbi rrezikun e pastrimit të parave; faktorët e rrezikut dhe masat e kontrollit që duhet të ndërmerren nga subjektet; pritshmëria e autoriteteve mbikëqyrëse; vlerësimi i riskut të klienteve, produkteve, shërbimeve dhe mënyrës së ofrimit të tyre; modelet e vlerësimit të riskut sipas udhëzuesit dhe disa tipologji të pastrimit të parave të cilat lidhen me fushën e profesioneve të lira.

Gjatë këtij trajnimi, ekspertët e DPPPP, gjithashtu ju përgjigjen pyetjeve konkrete të pjesëmarrësve, për kategorizimin e riskut të klientëve dhe vlerësimin individual të riskut PP/FT nga ana e subjekteve.