Në datën 09.12.2021, DPPPP në bashkëpunim me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), organizoi një seancë virtuale trajnimi me temë: “Mbi zbatimin e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe sanksionet ndërkombëtare” në të cilin morën pjesë 233 Auditues ligjor.
Gjatë këtij trajnimi, janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me detyrimet për raportim që audituesit kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar, roli i audituesve në zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare”, udhëzuesit mbi sanksionet financiare.
Në këtë seancë u gjithashtu u prezantuan disa tipologji të pastrimit të parave dhe një sërë tipologjish që lidhen me mbi ose nën faturimin e vlerës reale të mallrave, manipulimin me sasinë e dërgesës apo emërtimit të mallrave, pastrimin e produkteve të jashtëligjshme të krijuara nga trafikimi i lëndëve narkotike, pastrimi i parave nëpërmjet përdorimit të kredivë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe transfertat e dyshimta nga vende me risk të lartë.
Gjatë këtij trajnimi virtual, ekspertët e DPPPP ju përgjigjen pyetjeve konkrete të audituesve ligjor, të cilat kishin të bënin me zbatimin praktik të kontrollit të vazhdueshëm të listave të personave të shpallur, vlerësimin e riskut, analizimin e të dhënave dhe transaksioneve, zbatimi i masave të vigjilencës së duhur dhe asaj të zgjeruar, raportimi në DPPPP i aktivitetit të dyshimtë për pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit etj.