Takimi vijues mbi ushtrimet simuluese për IO1 dhe IO9
Vijuan takimet mbi ushtrimin simulues organizuar nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) me fokus në Rezultatin Imediat 1 (IO1) dhe Rezultatin Imediat 9 (IO9) në datat 28-29 Prill 2025, me mbështetjen e projektit EU4LEA2, i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse shqiptare në lidhje njohjen, zbutjen e rreziqeve për PP/FT dhe zbatimin e mekanizmave për identifikimin, investigimin e veprave penale të lidhura me financimin e terrorizmit.
Gjatë dy ditëve të trajnimit u demonstruan masat e mara dhe praktika pozitive të:
- Analizave institucionale me qëllim identifikimin e rreziqeve në fushën e PP/FT;
- Të ndërveprimit institucional mbi identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve;
- Të identifikimit, investigimit të rasteve e veprave penale të lidhura me financimin e terrorizmit.
AIF si autoritet përgjegjës për koordinimin e procesit të vlerësimit të raundit të 6të të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval, do të vijojë takimet me institucionet publike dhe sektorin privat për të rritur ndërgjegjësimin dhe efektivitetin në marrjen e masave parandaluese në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.