Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takimi i Dytë i Komitetit Drejtues të Përfituesve të Strukturës Horizontale III

Më datë 24 shtator 2024, Z. Koçi, ishte pjesë e aktivitetit “Second Meeting of the Horizontal Facility III Beneficiary Steering Committee” i organizuar nga zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, si drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare e cila ka qenë një nga përfituesit kryesorë të këtij projekti, fakt i cili u vlerësua edhe nga Këshilli i Evropës. Ky projekt ka si synime kryesore:

  • përmirësimin e efektivitetit të agjencive ligjzbatuese dhe sektorit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit ekonomik;
  • përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore për pajtueshmërinë dhe mbikëqyrjen e bazuar në rrezikun kundër pastrimit të parave, veçanërisht në lidhje me sektorin jofinanciar, sipas rekomandimeve të MONEYVAL-it.

Z. Koçi falenderoi Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës për angazhimin, mbështetjen e vazhdueshme, ekspertizën profesionale të dhënë në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ, në rritjen e kapaciteteve institucionale, në efikasitetin e koordinimit me institucionet e tjera, në hartimin dhe implementimin e dokumenteve strategjikë, në përmirësimin e proceseve dhe procedurave.

Gjithashtu në fjalën përshëndetëse vuri theksin në asistencën e dhënë nga ky projekt për realizimin me sukses të disa prej prioriteteve të Agjencisë së Inteligjencës Financiare si:

  • Vlerësimi Kombëtar i Riskut (NRA);
  • Përputhshmëria e kuadrit ligjor dhe rregullativ me standardet më të mira ndërkombëtare dhe rekomandimet e FATF;
  • Rishikimi i dokumentit të “Strategjisë Kombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”
  • Mbështetjen e vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve, njohurive dhe aftësive të institucioneve ligj zbatuese, dhe

vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Zyrën e Këshillit të Evropës për tu përgatitur për vlerësimin e radhës së Shqipërisë nga MoneyVal dhe FATF që fillon si proces në fund të vitit të ardhshëm.