Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takime konsultuese me sektorin privat

Në kuadër të finalizimit të Strategjisë Kombëtare “Për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” dhe Planit të Veprimit, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) zhvilloi në datat 4-5 dhe 8 Korrik takime konsultuese me anëtarët e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP) përfaqësues të grupeve të interesit nga sektori privat, si më poshtë:

  • Shoqata Shqiptare e Bankave;
  • Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë;
  • Dhomën Kombëtare të Noterisë;
  • Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë;
  • Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA);
  • Shoqata Shqiptare e Zyrave të Këmbimit Valutor (AFEA);
  • Shoqata Shqiptare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA).

Gjatë takimeve të realizuara u prezantuan ndër të tjera, objektivat e strategjisë pas rishikimit të bërë në kuadër të sugjerimeve të dhëna nga eksperti ndërkombëtar, që u mundësua me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës Zyra në Tiranë.

Dokumenti final i Strategjisë Kombëtare “Për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” dhe plani i veprimit pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave.