Pranë ambjenteve të Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF), në datat 5-7 mars 2024, u zhvilluan takime pune me ekspertë të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, nga Qëndra Kombëtare Kundër Krimit Ekonomik (NECC) dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare (UK-FIU), në vijim të vizitës të përfaqësuesve të AIF në këto struktura, në datat 15-17 Nëntor 2023.
Gjatë kësaj vizite, diskutimet u përqendruan rreth forcimit të bashkëpunimit midis agjencive, në lehtësimin e shkëmbimit të informacioneve, në ndarjen e eksperiencave më të mira, në trajtimin e sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ekspertët respektivë të institucioneve prezantuan aspektet specifike të punës së tyre, rezultatet e arritura përgjatë viteve të fundit, si dhe treguan angazhimin për rritjen e efikasitetit në shkëmbimin e informacionit midis agjencive.
Në përfundim të takimeve, agjencitë u shprehën vullnetplotë për të forcuar bashkëpunimin midis tyre me qëllim pasjen e një qasje sa më të koordinuar dhe të sukseshme në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.