Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim në kuadër të përgatitjeve për vlerësimin e ardhshëm nga Komiteti MONEYVAL

Më datë 10 janar 2025, u mbajt takimi në kuadër të përgatitjeve për vlerësimin e ardhshëm nga Komiteti MONEYVAL, i cili u organizua nga Projekti i Përbashket i BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër korrupsionit në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF).

Në këtë mbledhje, u prezantuan dhe u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga analiza e ekspertëve mbi implementimin e fushave të efektivitetit të FATF, në sajë të asistencës teknike ofruar autoriteteve shqiptare për të rritur efektivitetin e luftës kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, në përputhje me standardet evropiane.

Shefja e Këshillit të Evropës Znj. Giulia Re dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare Z. Ervin Koçi, theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshem të kapaciteteve institucionale në procesin e vlerësimit MONEYVAL.

Drejtori i Përgjithshëm në përfundim, falenderoi Këshillin e Evropës për organizimin e ushtrimeve simuluese për zbatimin e fushave të efektivitetit të FATF.