Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me Shoqaten Shqiptare te Bankave (AAB) mbi edukimin financiar

Në datë 12.02.2025, Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizoi një takim ndërgjegjësues me Shoqatën Shqiptare te Bankave (AAB) mbi “Strategjinë e edukimit mbi rrezikun e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në shoqëri”.

Përfaqësuesit e AIF theksuan rolin e rëndësishëm që kanë institucionet bankare si në zbatimin e masave për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit por edhe mbi rolin e rëndësishëm që ky sektor duhet të luaj për edukimin financiar të klientëve mbi rrezikun qe mbart ky fenomen ne shoqërinë tonë.

Gjithashtu AIF falënderoi Shoqatën Shqiptare te Bankave për rolin efektiv në Grupin Teknik Ndërinstitucional te Punës (GTNP) si dhe për kontributin në hartimin e “Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit  2024-2030”.

Në vijim te takimit te pranishmit u njohën me risitë që ka sjellë miratimit i Udhëzimit Nr.1/2025 “Për mënyrat dhe procedurat për zbatim nga subjektet e përfshira në veprimtari financiare” dhe masat që institucionet financiare duhet të marrin në zbatim të këtij udhëzimi.

Midis te pranishmeve u diskutua mbi sfidat qe ky sektor has dhe rolin e rëndësishëm qe ka bashkëpunimi dhe koordinimi midis autoritetit përgjegjës me institucioneve financiare, si në shkëmbimin e informacionit në kohë reale por edhe në bashkëpunimin efikas për të parandaluar sfidat e reja teknologjike, ku rritja e ndërgjegjësimit i kapaciteteve profesionale është një nga prioritetet kryesore.

Në përfundim të takimit të Shoqata AAB dhe përfaqësuesit e AIF u angazhuan për vijimin e takimeve të përbashkëta si me përfaqësues të sektorit bankar por edhe më gjerë, në kuadër të zbatimit të strategjisë të edukimit financiar.