Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me përfaqësues të UNODC

Ditën e enjte date 26.09.2024 Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) zhvilloi një takim me përfaqësues të UNODC  (United Nations Office on Drugs and Crime).

Takimi u fokusua në bashkëpunimin ndër-institucional për çështje me interes të përbashkët në fushën e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit si dhe mbi veprimtarinë e institucioneve përkatëse. Nga AIF ju prezantua ekipit të UNODC një listë me nevojat në përputhje me synimin e projektit.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi shkëmbimin e eksperiencave midis AIF dhe UNODC, sfidat si dhe mundësinë e ofrimit të trajnimeve dhe mbështetjes për rritjen e kapaciteteve të nevojshme me qëllim parandalimin e PP/FT.

Në përfundim u dakordesua për vijimin e bashkëpunimit midis UNODC dhe AIF lidhur me përmbushjen e misionit të përbashkët.