Agjencia e Inteligjencës Financiare

Takim me përfaqësues të Delegacionit të BE në Tiranë

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF)  pati kënaqësinë të priste në një takim, në datë 8 Tetor,  përfaqësueset e Delegacionit Evropian në Tiranë  Znj. Cinzia Tarletti –  Drejtuesja e Seksionit të qeverisjes të mirë dhe shtetit ligjor”  dhe Atashe – Znj. Francesca Varlese.

Drejtori i Përgjithshëm i AIF i informoi të pranishmet mbi ndryshimet e reja strukturore të institucionit si dhe iniciativat e reja të ndërmarra në kuadër të Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), nëpërmjet hartimin të “ Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030”  si dhe iniciativën më të re të GTNP në lidhje me hartimin e “Strategjisë për edukimin e publikut mbi rrezikun që mbart pastrimi i parave dhe financimi i terrorizimit në shoqërinë tonë”

Në përfundim Drejtori i Përgjithshëm i AIF shprehu falënderime dhe mirënjohje për ndihmën e ofruar nga BE nëpërmjet programeve që po zbatohen në Shqipëri ku AIF ka qenë një përfituesit kryesor si nëpërmjet rritjes së kapaciteteve institucionale dhe nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë të informacionit.