Agjencia e Inteligjencës Financiare

Raportim vjetor në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Në datën 12.03.2019, u zhvillua në Komisionin e Sigurisë Kombëtare raportimi vjetor, në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) Z. Arlind Gjokuta, bëri një paraqitje të aktivitetit institucional për vitin 2018. Në raportimin e tij, Z.Gjokuta filimisht shprehu konsideratën për mbështetjen e vazhdueshme që ky komisioni i ka dhënë DPPPP dhe në vijim parashtroi çështjet kryesore të aktivitetit vjetor të institucionit në drejtim të koordinimit ndërinstitucional të punës në kuadrin e vlerësimit të vëndit nga Komiteti Moneyval i Këshillit të Evropës, punën për analizimin e informacionit dhe bashkëpunimin me organet kompetente, referimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, masat për bllokimin e përkohshëm të transaksioneve të dyshimta, ecurinë e procesit të sekuestrimit dhe konfiskimit të tyre, kontributi i DPPPP në grupet e punës për luftën kundër krimit të organizuar, shkëmbimi i informacionit në nivel ndërkombëtar me njësitë partnere të inteligjencës financiare dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.

Në vijim Z.Gjokuta ju përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me efektivitetin e procesit të konfiskimeve të fondeve dhe pasurive me origjinë kriminale, referimeve të informacionit në organet kompetente, vendimet e gjykateve për bllokimet e përkohshme të transaksioneve dhe dënimeve, bashkëpunimi ndërinstitucional, ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të raportit të vlerësimit nga Komiteti Moneyval, efekti i ndalimit të lojërave të fatit në sistemin parandalues në vënd, tipologjitë e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vëndin tonë.

Në përfundim të këtij takimi, komisioni shprehu sërish mbështetjen e tij për mbarëvajtjen e punës dhe ecurinë e metejshme të aktivitetit të DPPPP në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.